Liverpooli “shkatërron” Crystal Palacen

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme në udhëtim te Crystal Palace në javën e 14 të Premier Ligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 7 me 0, rekord për këtë skuadër në një fitore në udhëtim.

Minamino ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e tretë të ndeshjes, derisa epërsinë e dyfishoi Sadio Mane.

Nga dy gola shënuan Firmino e Salah, derisa një gol shumë të bukur e shënoi edhe kapiteni Jordan Henderson.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 31 pikëve dhe mban kreun e tabelës. Derisa Crystal Palace ka 18 pikë në vendin e 12.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme