Liverpooli vazhdon “luftën” për Timo Wernerin

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është duke vazhduar në tentimet e tyre që të transferojnë Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig në këtë verë.

The Reds ka kohë që po interesohen për sulmuesi gjerman, derisa rivalizohen nga disa skuadra evropiane.

Ditë më parë u raportuar se Liiverpooli ka hequr dorë nga Werner, mirëpo The Independent bën të ditur se Jurgen Klopp e ka bërë prioritet transferimin e tij.

Chelsea, Manchester United, Juventus dhe Real Madridi, janë skuadrat më të interesuara për anëtarin e RB Leipzig.

Skuadra gjermane është pajtuar që të shesë lojtarin, mirëpo kërkon afro 90 milionë euro për kartonin e tij.

Besohet se Liverpooli është duke i prirë garës, pasi edhe lojtari dëshiron të luajë në Anfield dhe të vazhdojë suksesin së bashku me The Reds. 

Të ngjashme