Ljungberg debuton te Arsenali, Solskjaer do fitore me çdo kusht ndaj Aston Villas

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Largimi i Unai Emery dhe marrja e drejtimit përkohësisht nga suedezi Freddie Ljungberg ka rikthyer entuziazmin te Arsenali që do të kërkojë të lëjë pas ecurinë prej 5 ndeshjesh pa fitore në Premier League në transfertën ndaj Norwich, takim që do të transmetohet live në Supersport në orën 15:00.

Arsenali ka mundësinë ideale për të përfituar nga disfata e Chelsea-t në derbin ndaj West Ham dhe për t’u afruar me vendin e 4-t të renditjes nëse fiton sot ndaj “kanarinave” që janë në luftë për mbijetesën dhe vinë pas një fitoreje të madhe në transfertë ndaj Everton.

Në orën 17:30 Manchester United pret në Old Trafford Aston Villan në një sfidë ku Djajtë e Kuq i kanë detyrim tre pikët duke parë situatën e tyre në renditje.

Solskjaer për të mbajtur vendin e punës shpreson te golat e dyshes Rashford-Martial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme