LK: Mbyllet faza e grupeve për 4 grupe

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 23:45 | Nga

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për grupin A, B, C dhe D.

Sonte janë zhvilluar gjithsej 8 ndeshje, të cilat sollën emocione dhe spektaklin që di të prodhojë vetëm kjo garë.

Fitorja e Arsenalit ndaj Baselit dhe barazimi i PSG-s me Ludogoretsin bënë që “topxhinjtë” ta përfundojnë grupin e parë si lider, ani pse këtë vend e kishte në duar skuadra nga Parisi.

Barcelona tashmë e kishte siguruar vendin e parë në grupin C, por skuadra e Luis Enriques u tregua e pamëshirshme edhe sonte, duke e mundur skuadrën gjermane, Gladbach, me rezultat 4:0.

Teksa, ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo ndërmjet Bayern Munchen dhe Atletico Madrid. Pavarësisht humbjes, madrilienët e përfunduan këtë fazë në vendin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme