Lladrovci e Jashari përcollën nga afër meçin e Haxhi Robin Krasniqi

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 10:18 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe ai i Komunës së Skenderajt, Bakim Jashari kanë qëndruar këtë vikend në Gjermani.

Që të dy kanë bërë të ditur se kanë përcjellur nga afër ndeshjen e boksit të zhvilluar nga kosovari Haxhi Robin Krasniqi.

Duke qenë se Krasniqi u shpall kampion i Europës, Lladrovci ka uruar atë me një dedikim:

‘’Sonte, Haxhi Robin Krasniqi, në meçin e vlefshëm për kampion të Evropës në kategorinë super të mesme, me përgatitjen e vet dhe vullnetin për fitore, rikonfirmoi se ne sportet luftarake janë zonë e jona e rezervuar e suksesit.

Kënga Kuq e zi, i dha vrull fitores dhe shpirt gatishmërisë së Krasniqit edhe për titullin kampion i botës.

Atmosferë e jashtëzakonshme. Fitore e merituar. Të duam kampion bote. Urime dhe suksese, Haxhi Robin Krasniqi!’’

Të ngjashme