Lladrovci komenton fitoren e Kosovës: Forca e bën fuqinë!

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një udhëtimi me aeroplan ka takuar dy nga futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova.

Me Rrahmanin, Lladrovci i cili njihet si një futbolldashës i madh, ka bërë dhe një video ku e komenton fitoren e fundit spektakolare të Kosovës ndaj Azerbejxhanit.

“Dolën fjalën e kryetarit, i kemi ‘paketu’ azerët” thotë Rrahmani. E Lladrovci e plotëson: Patjetër. “Forca e bën fuqinë, djemtë e bëjnë lojën”.

Kreu i Komunës së Drenasit ka shkruar se djemtë si Zhegrova e Rrahmani janë heronj të vërtetë dhe shembull për rininë e Kosovës.

Postimi i plotë në rrjetin social:

Të ngjashme