Lladrovci u ndan mirënjohje futbollistëve U13 për shpalljen kampion të Kosovës

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 04:41 | Nga

Për t’i nderuar në ditën e Çlirimit të Drenasit, futbollistët e Klubit të Feronikelit të moshës U13, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci se bashku me mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala dhe kryetarin e Klubit të Feronikelit, Naser Rama, kanë ndarë mirënjohje për këtë grup moshë të klubit dhe kanë dhuruar fanella sportive, transmeton Ekonomia Online.

Futbollistët e moshës U13, javën e kaluar ishin shpallur kampion i Republikës së Kosovës dhe me këtë rast, kryetari Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë futbollistët dhe trajnerin Zeqir Hasi dhe gjithë trajnerët tjerë të klubit për të arriturat e Klubit të Futbollit Feronikeli.

Ndërsa, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka përgëzuar futbollistët e U13 të Feronikelit duke thënë se duke besuar e punuar, mund të arrini suksesin që dëshironi.

Të ngjashme