Llapi e bëri zyrtare marrëveshjen e re, por Zhdrella mohon një gjë të tillë

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Të premten, skuadra e Llapit e bëri zyrtare lajmin se kanë arritur marrëveshje me Mentor Zhdrellën, për të cilin u tha se ka vazhduar kontratën edhe për një vit.


Por, kjo nuk po del të jetë e vërtetë. Tani, është vet mesfushori i cili ka mohuar se ka nënshkruar kontratë të re me Llapi, duke theksuar se ende janë vetëm në negociata.

“Ende nuk ka zyrtare. Jemi në bisedime dhe afër marrëveshjes, kanë mbetur për t’u definuar edhe disa detaje në ditët në vijim” – ka thënë Zhdrella për Gazetën Olle.

Më tej, Mentor Zhdrella pranoi se është në bisedime edhe me skuadrën e Dritës, por që në përparsi mbetet Llapi.

“Jam në bisedime edhe me Dritën, por nuk ka asgjë. Përparësi ka Llapi” – ka deklaruar katër herë futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.

Mentor Zhdrella në sezonin e fundit me Llapin arriti që të shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asistime.

Të ngjashme