Llapi mposht Dritën dhe e largon nga gara për titull

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka shënuar fitore minimale 1-0 përballë Dritës në derbin e javës së 15-të.

Llapi e nisi më mirë ndeshjen dhe vetëm pas dy minutash ka mundur të kalojë në epërsi.

Harkimin e Bujar Idrizit për pak se nuk e dërgoi në portën e skuadrës së tij Ardian Limani.

Në minutën e 38-të, llapjanët rrezikuan me Fiton Hajdarin por që goditja e tij nga distanca u prit mirë nga Edvan Bakaj.

Rastin e parë për kampionët e pati Endrit Krasniqi por që goditja e tij u mbrojt nga Ademi i vendasve.

Në minutën e 44-të, Festim Alidema kaloi Llapin në epërsi duke shënuar brenda zonës për 1-0.

Për Alidemën ky ishte goli i tetë në këtë kampionat me fanellën bardh e kaltër.

Drita e nisi duke sulmuar pjesën e dytë ku pati dy raste shënimi me Krasniqin dhe Kukën por që nuk gjetën cakun.

Pasi kaluan një orë lojë, Drita protestoi për penallti pasi pretendonin se Bujar Idrizi i vendasve luajti me dorë por kështu nuk mendoi gjyqtari Selim Isufi.

Dy minuta më vonë, Fiton Hajdari i vendasve u gjend në mundësi të mirë shënimi por që nuk gjuajti si duhet.

Deri në fund të ndeshjes, nuk pati ndonjë rast për tu veçuar dhe Llapi arkëtoi tri pikë me meritë.

Pas kësaj fitore, Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 29 pikë të tubuara, duke lënë Dritën një pozitë më poshtë me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Llapi luan në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Drita pret Feronikelin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme