Llapi ndaj Ballkanit do ta ketë edhe Januzin, Idrizin e Halitin

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Ahmed Januzi dhe mbrojtësi Bujar Idrizi do të jenë plotësisht të gatshëm për duelin kundër Ballkanit që zhvillohet të dielën në orën 13:30.

Takimi do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dhe i takon xhiros së 22-t të Superligës së Kosovës.

Lajmi për rikthimin në stërvitje të Januzit dhe Idrizit është bërë i ditur në faqen zyrtare të Llapit në “Facebook”.

“Në seancën e fundit të zhvilluar të shtunën në mëngjes, skuadra e Llapit ka marrë lajme pozitive për ndeshjen ndaj Ballkanit. Pozitiv për skuadrën është rikthimi nga lëndimi i sulmuesit Ahmed Januzi, dhe mbrojtësit, Bujar Idrizi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Llapit.

Po ashtu është bërë e ditur se mbrojtësi Ahmet Haliti, që u zëvendësua në duelin ndaj Trepçës ’89 pas gjysmë ore lojë, nuk ka lëndim serioz dhe është i gatshëm po ashtu për duelin ndaj suharekasve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme