Llapi ndan pikët me Feronikelin, Drita fiton dramën me Lirinë

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 15:25 | Nga

Kreu i Superligës, Llapi, ka ndarë pikët me Feronikelin duke barazuar 1 me 1.

Llapjanët kaluan në epërsi në minutën e gjashtë kur realizoi Egzon Sinani ndërsa golin e barazimit në këtë takim për Niklin e realizoi Mendurim Hoti vetëm pesë minuta më vonë.

Me këtë barazim Llapi mbetet në pozitën e parë me 27 pikë, derisa Feronikeli tubon 23 pikë në pozitën e pestë.

Në dy ndeshjet tjera të zhvilluara gjatë të shtunës, kampioni aktual, Trepça ’89 ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 2 me 0, derisa Drita fitoi ndeshjen dramatike ndaj Lirisë, e cila përfundoi 4 me 3.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme