Llapi përforcohet me Florian Dacin

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Florian Daci është futbollisti më i ri i Llapit, ka konfirmuar klubi përmes faqes në Facebook.

Daci në praninë e kryetrajnerit, Tahir Batatina ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë.

Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës, transmeton Koha.net.

Florian Daci, 28 vjeç, qendërmbrojtës me përvojë të madhe vjen nga Kastrioti i Krujës, teksa ka qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë.

Të ngjashme