Llapi përforcohet me mbrojtësin brazilian Bianor Neto

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Llapit është përforcuar me lojtarin brazilian Bianor Neto.

27 vjeçari është prezantuar të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Klubi ka arritur t’i siguroj shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupi, Bianor Neto. 27 vjeçari pas negociatave të cilat u finalizuan me sukses është bindur me projektin e skuadrës dhe do të jetë pjesë e grupit menjëherë nga dita e nesërme kur skuadra iu rikthehet stërvitjeve pas dy ditëve pushimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Së fundi, Neto ishte pjesë e skuadrës shqiptare KF Shkupi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme