Llapi përforcohet me Xhelil Abdullain

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me qendërmbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës, ka konfirmuar klubi kosovar përmes një postimi në Facebook.

Xhelil Abdullai, 27 vjeç, i lindur më 25.09.1991 i gjatë 1.90 është qendërmbrojtës. Ka debutuar tek Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12, transmeton Koha.net.

Nga Shkëndija ka kaluar tek De Graafschap në Holandë, e pastaj tek MSV Duisburg. Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer tek Shkëndija.

Tash e tre edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme