Llapi transferon malazezin Gradasheviq

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka transferuar sulmuesin nga Podgorica, Sava Gradasheviq. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të Superligës së Kosovës në futboll.

Gradasheviq 27-vjeçar ka bërë karrierë në Mal të Zi duke luajtur për klube si Mornar, Deçiq e së fundi Kom Podgorica. Në 52 ndeshje me Komin ai shënoi 16 gola.

Ai ka qenë edhe pjesë e U-19 të Malit të Zi. 

Prishtina në anën tjetër ka transferuar futbollistin e U-19 të Kosovës, Albin Prapashticën nga 2 Korriku. Prapashtica ka firmosur për tri vjet. 

Të ngjashme