Llapi triumfon në derbi, e mposht Feronikelin në minutat shtesë

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

KF Llapi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, duke e mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 1:2.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Rexhep Rexhepi’, ishte jashtëzakonisht interesante, me golin e fitores për mysafirët që erdhi pas minutës së 90’.

Mentor Zhdrella në minutën e 40’, i dha epërsinë e parë KF Llapit.

Në pjesën e dytë, vendasit shpeshtuan sulmet në drejtim të Llapit, dhe pas shumë tentativave, arritën barazimin në minutën e 81’.

Mevlan Zeka ishte futbollisti që shënoi për barazimin e rezultatit.

Minutat shtesë ishin dramë e vërtetë, me Llapin që arriti që përmes Mërgim Pefqelit, të shënonte për 1:2, gol që ia solli tri pikë Llapit.

Me këtë fitore, Llapi rrëmben kreun e renditjes në Superligë, duke kryesuar me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Të ngjashme