Llapi vazhdon bashkëpunimin me katër futbollistë, bën edhe një transferim nga Renova

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Llapit ka vazhduar me përforcimet dhe zgjatjen e kontratave të disa prej lojtarëve kyç të skuadrës nga sezoni i kaluar.

Brenda 24 orëve, KF Llapi ka njoftuar se i ka vazhduar kontratat katër futbollistëve të tyre. Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre me Llapin.

Që të gjithë këta futbollistë kontrat e tyre i kanë vazhduar edhe për një vit, teksa llapianët kanë bërë edhe një transferim.

Bëhet fjalë për 27 vjeçarin nga Tetova, Emran Ramadani, i cili vjen nga skuadra e Renovas. Ramadani luan në pozitën e sulmuesit.

Të ngjashme