Llorente: Doja shortin me Juventusin

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 08:53 | Nga

Fernando Llorente thotë se e ka dashur që shorti për fazën e partë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve t’i binte me Juventusin.

Spanjolli përkundër kësaj beson të fitorja dhe kualifikimi në fazën tjetër.

“Jam i emocionuar me shortin. Kam luajtur për dy vite dhe kam fituar pesë tituj. E doja këtë ekip”, ka thënë Llorente për ueb-faqen e Spurs.

“Kam kujtime të mëdha dhe kam kujtime të shkëlqyera te ky klub shumë. Janë një nga klubet më të mëdha në botë. Kam shumë shokë këtu. Do të jetë një ndeshje mahnitëse, kanë lojtarë dhe skuadër shumë të mirë”.

“Duhet të kemi besim tek vetja pasi edhe ne kemi skuadër të mirë, jemi të fokusuar, agresiv dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha”, shtoi ai

Spanjolli sa ishte pjesë e Zonjës së Vjetër ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 92 ndeshje nga 2013 në 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme