Lloris synon ta vazhdoj karrierën në MLS

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris ka bërë të ditur se pas largimit nga ekipi londinez do ta vazhdoj karrierën në MLS.

Kështu ka shkruar të mërkurën “France Football”. Lloris 32-vjeçar, ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022 kurse është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2012.

Ai ka thënë se nuk do ta përfundoj karrierën te Tottenhami, por në MLS ku edhe synon të luaj edhe për disa vite tjera.

“Mund të luaj edhe për disa vite, kështu që pas largimit të Tottenhamit sipas të gjitha gjasave do të vazhdoj karrierën në MLS”, është shprehur Lloris që është reprezentues i Francës.

Të ngjashme