Llullaku vazhdon me ndeshje, aktivizohet 62 minuta në barazim

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Azdren Llullaku vazhdon të jetë futbollisti i vetëm nga Kosova që po paraqitet në kampionate të futbollit.

Sulmuesi me disa paraqitje te Shqipëria, luan në Bjellorusi, që është prej pak vendeve që nuk e ka ndërprerë kampionatin e futbollit për shkak të pandemisë.

Të shtunën Llullaku startoj te Shakhtyor Soligorsk, që barazoi pa gola me Nemanin. Ai u zëvendësua në minutën e 62-të. Ndeshja i takon xhiros së tretë të kampionatit bjellorus.

Pos në Bjellorusi, të shtunën ndeshje kampionale janë luajtur edhe në Burundi. Në Taxhikistan është luajtur ndeshja për Superkupë. Janë luajtur edhe disa miqësore në Bjellorusi dhe të skuadrave të kategorive të ulëta në Suedi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme