Locatelli kërkohet nga City

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Sassuolos, Manuel Locatelli, është shënjestra kryesore e Manchester Cityt për mesfushën në afatin kalimtar të janarit, shkruan “The Mirror”.

Ky interesim i klubit anglez vjen pas paraqitjeve të mira të Locatellit, i cili është bërë ndër mesfushorët kryesor në Serie A këtë sezon.

Për italianin interesim kanë shfaqur edhe ish-klubi i tij, Milani dhe kampioni në fuqi, Juventusi.

Shërbimet e 23-vjeçarit pritet të kushtojnë të paktën 30 milionë euro.

Në 16 ndeshje këtë edicion, ai ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Te Sassuolo u transferua në verën e vitit 2019 nga Milani për 12.5 milionë euro.

Të ngjashme