Locatelli kishte refuzuar skuadrën e madhe angleze për t’iu bashkuar Juventusit

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Emri i Manuel Locatellit ka qenë shumë i përmendur gjatë afatit kalimtar veror.

Pas paraqitjeve fantastike të tij në Kampionatin Evropian me Italinë, Locatelli u bë dëshirë e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Arsenal dhe Tottenham Hotspur e kërkonin me ngulm lojtarit, por ai në fund u bashkua me Juventusin.

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Manuel Locatelli ka refuzuar transferimin në Arsenal vetëm e vetëm që të bashkohej me Zonjën e Vjetër.

“Arsenali na ofroi 40 milionë euro, por dëshira e Locatellit ishte të shkonte vetëm te Juventusi dhe ne bëmë gjithçka për ta kënaqur atë”, deklaroi Carnevali.

Juve fitoi garën për mesfushorin italian, pasi e mori atë në huazim për dy vite me detyrim blerje për një shumë prej 37,5 milionë euro.

Të ngjashme