Loew s’mund të shpëtojë pas turpërimit të Gjermanisë

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 09:11 | Nga

Gjëja më mahnitëse për eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës është se dielli ka lindur edhe këtë mëngjes të së enjtes. Të mërkurën pasdite edhe kjo vihej në pikëpyetje.

Të gjithë që kanë kaluar nëpër rrugët e Berlinit kanë vazhduar të shikojnë fytyrat e zbrazëta që të jepnin pamjet e një periudhe pas-apokaliptike, transmeton Koha Ditore.

Mund të kuptosh se pse ata tifozë ishin të shokuar. Nëse llogarit Kupën e Konfederatave si turne të madh, atëherë Gjermania ka arritur në tetë gjysmëfinale rresht në turne të mëdhenj që nga viti 2005.

Asnjë përfaqësuese tjetër nuk kishte arritur një gjë të tillë më herët, madje as përfaqësuesja e famshme e Brazilit e as gjenerata e mëhershme e Gjermanisë. Kjo u dha tifozëve gjermanë një sens sigurie, që doli vërtet të ishte fals.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme