Lojërat Mesdhetare, flamuri i Kosovës valëvitet në Oran të Algjerisë (FOTO)

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Grupi i parë i ekipit nga Kosova që do të marrë pjesë në Lojërat e 19-ta Mesdhetare ka mbërritur në Oran të Algjerisë.

Tashmë në këtë qytet po valëvitet edhe flamuri i Kosovës.

Në grupin e parë të sportistëve bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Ekipi ishte nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga u bë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran, së bashku edhe me ekipin e Maqedonisë së Veriut.

Ekipi u vendos në Fshatin Mesdhetar. Ekipi i mundjes arrin sot, ndërsa ekipet e sporteve tjera në ditët në vijim.

Kosova në Oran përfaqësohet me 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.

Lojërat Mesdhetare mbahet nga 25 qershori e deri më 6 korrik në Oran.

Kosova në lojërat e kaluara ka arritur t’i fitojë katër medalje.

Algjeria ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme