Lojtarët duhet të mbajnë distancë prej dy metrave në stërvitje të futbollit

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Greqisë ka dhënë leje që skuadrat e Superligës së këtij vendi të kthehen në stërvitje më 5 maj.

Zëvendës-ministri i Sportit, Lefteris Avgenakis ka thënë se seancat stërvitore duhet të zhvillohen me jo më tepër se gjashtë deri në tetë lojtarë. Madje sipas tij lojtarët duhet të mbajnë distancë prej dy metrave gjatë stërvitjes, ka njoftuar BBC.

Të mërkurën klubet e Superligës së Greqisë kanë votuar për të vazhduar edicionin më 14 qershor.

Të ngjashme