Lojtarët e Argjentinës të lumtur që e kanë një Messi në skuadrën e tyre

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi shënoi nga goditja e lirë ndaj Ekuadorit në çerekfinalen e Copa Americas, ku u lavdërua nga shokët e tij të skuadrës. Sulmuesi gjithashtu asistoi dy golat e tjerë.

“E gjithë skuadra tërheq besim dhe gëzim nga loja e tij. Messi na befason dita ditës, ai bëhet gjithnjë e më i fortë. Ai na jep besim dhe gëzim. Ju duhet të vazhdoni në këtë rrugë dhe ta shijoni atë”, tha sulmuesi Nico Gonzales.

“Ne të gjithë ndjekim lidershipin e Messit. Sot ne pamë përsëri se si ai bën një ndryshim dhe ne të gjithë po e shoqërojmë atë”, shtoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Për lojën foli edhe vetë ylli i ndeshjes.

“Unë gjithmonë e them, performanca individuale është dytësore, ne jemi këtu për diçka tjetër. Unë dua ta përgëzoj klubin për punën që po bëjnë, ne kemi qenë larg familjeve tona për shumë ditë”, tha Messi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme