Lojtarët e Arsenalit do të refuzojnë propozimin e klubit për zvogëlim të pagës

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Arsenalit do të refuzojnë propozimin e klubit për ulje të pagës prej 12.5 për qind, shkruan “Mirror” transmeton Koha.net. 

Klubi ku luan Granit Xhaka e Shkodran Musafi ka planifikuar të redukton pagën e lojtarëve për një  vit, në rast se Arsenali nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm.

U dërgua një plan prej pesë pikave te Hector Bellerin, përfaqësuesi i Asociacionit të futbollistëve Profesionistë të Arsenalit, për të dërguar atë plan te lojtarët tjerë të skuadrës së parë. 

Është propozuar një zvogëlim i pagës prej 12.5 për qind nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, nëse dështohet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Por, ato para do të rimbursohen nëse arrihet kualifikimi në Champions. 

Nëse Arsenali kualifikohet në Ligën e Evropës, atëherë zvogëlimi i pagës do të ishte 7.5 për qind. Nëse stinori nuk përfundohet apo Arsenali nuk merr paratë e plota nga transmetuesit, atëherë do të kërkojë nga lojtarët që të gjendet një zgjidhje. 

Arsenali aktualisht zë vendin e nëntë në Premier League. 

Krerët e klubit kanë propozuar që lojtarët të pranojnë ulje potenciale të pagave deri në mars të vitit 2021. 

Asociacioni i Lojtarëve Profesionistë në Angli (PFA) u ka bërë thirrje lojtarëve të klubeve të Premier Leagues të refuzojnë uljen e pagave. 

Mirror Sport kupton se lojtarët e Arsenalit kanë vendosur të refuzojnë propozimet, pasi ata edhe ashtu do të humbasin para të mëdha nga bonuset nëse dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. 

Ata janë shprehur të gatshëm të diskutojnë për ulje page për të ndihmuar klubin, por hierarkia e klubit ka vendosur të shtyjë para planin për të ulur pagat ende pa ditur nëse do të humbas para nga të drejtat televizive. 

Të ngjashme