Lojtarët e Arsenalit duan largimin e Sanchezit sa më parë

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 16:45 | Nga

Lojtarët e Arsenalit kanë kërkuar që Alexis Sanchez të shitet para këtij vikendi.

Sipas asaj që shkruan ‘London Evening Standard’, lojtarët e duan që Sanchez ta mbyll kalimin te Manchester United para të shtunës kur e kanë ndeshjen me Crystal Palacen.

Shumë shokë të skuadrës janë të shqetësuar për situatën e krijuar në klubi nga thashethemet e krijuara rreth Sanchez.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, kishte vendosur që ta lë kilianin jashtë skuadrës për ndeshjen me Bournemouth.

Bisedimet për transferimin e lojtarit mes United dhe Arsenal vazhdojnë, me Henrikh Mkhitaryan që pritet të futet si pjesë e marrëveshjes.

Sanchez besohet se ka arritur marrëveshje personale me klubin e United.

Arsenal mund të mbetet edhe pa Mesut Ozilin, i cili po ashtu është në fund të kontratës me klubin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme