Lojtarët e Barcelonës do të testohen për simptoma të coronavirusit në Itali

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Barcelonës do të testohen për simptoma të koronavirusit kur të vizitojnë Napolin të hënën, para ndeshjes së parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të martën.

Lajmi është bërë i ditur nga ESPN të dielën, transmeton Koha.net.

Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë. Presidenti i Italisë, Giuseppe Conte ka anuluar katër ndeshje të Serie A të dielën dhe disa tjera në Serie B.

Lojtarët dhe stafi i Barcelonës do të udhëtojnë të hënën për në Napoli, ku atyre do t’i kontrollohet temperatura në ardhje dhe çdonjëri që tregon shenja të sëmundjes do të dërgohet direkt në spital.

Të ngjashme