Lojtarët e Holandës ndihmojnë klubet amatore

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët dhe futbollistet e Holandës janë në mesin e atyre që do të kontribuojnë në krijimin e një fondi prej plot 11 milionë eurove.

Ky fond do të krijohet për të ndihmuar futbollin në Holandë në kohën e pandemisë së koronavirusit, ka njoftuar Federata e Futbollit të Holandës, të hënën.

Paratë e futbollistëve dhe futbollisteve të përfaqësueses së Holandës dhe ato të sponsorit kryesor të Federatës, ING, do të shkojnë për klubet amatore të futbollit, raporton Koha.net.

Ndërkohë Federata e Futbollit të Holandës do të ndihmojë si klubet profesioniste ashtu edhe ato amatore.

Një komunikatë e Federatës holandeze ka bërë të ditur se futbollistët reprezentues kanë shprehur interesim të kontribuojnë për të forcuar futbollin amator, “një rrjet i rëndësishëm për futbollin në Holandë me 3000 organizata, mijëra vullnetarë dhe 1,2 milion futbollistë nga moshat e reja deri ato më të vjetra”.

“Është vendi ku të gjithë ata kanë filluar”.

Të ngjashme