Lojtarët e Juventusit dominuan me gola në Euro 2020

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Juventusit që luajtën për ekipet e tyre kombëtare në Kampionatin Evropian shënuan më shumë gola se sa lojtarët e klubeve tjera.

Lojtarët aktualë të “Zonjës së Vjetër” shënuan gjithsej 12 gola gjatë Euro 2020.

Cristiano Ronaldon shënoi pesë, Alvaro Morata tre, Federico Chiesa dy dhe Aaron Ramsey dhe Leonardo Bonucci me nga një gol secili.

Në vendin e dytë janë lojtarët e Interit me tetë gola, Romelu Lukaku goditi rrjetën e kundërshtarit katër herë, Ivan Perisic dy herë, ndërsa Milan Skriniar dhe Nicolo Barella shënuan nga një gol secili.

Interi e ndan vendin e dytë me lojtarët e Manchester City që kanë të njëjtin numër golash, tetë.

Raheem Sterling shënoi tre, Ferran Torres dy dhe Oleksandr Zincenko, Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte nga një gol secili.

Pastaj vijnë lojtarët e Atalantas me shtatë gola. Joakim Mehle dhe Matteo Pessina shënuan nga dy, ndërsa Aleksei Miranchuk, Robin Gosens dhe Mario Pasalic me nga një.

Vendin e pestë e zënë futbollistët e RB Leipzig, me Emil Forsberg ka katër gola dhe Yussuf Poulsen dy.

Në fund, Italia fitoi titullin e kampionit të Evropës me një fitore në finale ndaj Anglisë me penallti.

Të ngjashme