Lojtarët e Kosovës nisen për në stadium, atmosferë fantastike nga Dardanët para hotelit

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Dardanët tashmë janë mbledhur para hotelit ku po qëndron Kosova në Plzen.

Përfaqësuesja jonë do të përballet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me Republikën Çeke.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në ‘Doosan Arena’ të Plzenit, e që do të jetë një ndeshje vendimtare për Kosovën.

Dardanët kanë filluar këngën para hotelit ku qëndron ekipi ynë, në mënyrë që t’i motivojnë para këtij takimi të vështirë.

Një numër i madh i tifozëve tanë tashmë kanë shkuar në Çeki dhe atmosfera e zjarrtë nuk mungon.

Stafi i Telegrafit po qëndron atje dhe do ju mbajë të informuar ë kohë me të gjitha zhvillimet që ndodhin në Plzen.

Kosova duhet të fitojë patjetër këtë takim ndaj çekëve në mënyrë që të mbajë shpresat gjallë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian

Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, Çekia me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh. /Telegrafi/

Vazhdon atmosfera e Dardaneve

Gepostet von N’Rm I am Donnerstag, 14. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme