Lojtarët e Manchester Citit në borë drejt trenit për Londër

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 17:10 | Nga

Pas humbjes së “Topçinjve” në vikend në finale të Kupës së Ligës nga Manchester City, skuadra londineze e Arsenal, do të mundohet t’i revanshohet “Citizens” në përballjen e sotme, e vlefshme për pikë në kuadër të javës së 28-të në Premier League.

Lojtarët e Arsenal që u kritikuan shumë për humbjen në finale të “Carabao Cup”, e në mesin e tyre ishin edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, janë shprehur se sonte do të japin gjithçka nga vetja, në mënyrë që ta mposhtin ekipin e Pep Guardiola-s.

Në anën tjetër, lojtarët e Manchester City-t dhe trajneri Guardiola, u panë sot në mëngjes në një mot me borë, në stacionin e trenit “Piccadilly” të qytetit të Manchester, ku morën trenin për në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme