Lojtarët e Manchester City preken nga Coronavirusi

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Mahrez dhe Laporte rezultojnë pozitiv me Covid-19 Manchester City është prekur nga koronavirusi. Klubi anglez ka bërë të ditur se dy lojtarët Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të dy lojtarët kanë rezultuar pozitivë pas testeve të bëra, edhe pse dyshja nuk ka pasur simptoma. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi anglez.

“Manchester City mund të konfirmojë se Mahrez dhe Laporte kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Të dy futbollistët aktualisht janë në vetizolim në përputhje me protokollin e Premeriligës dhe qeverisë britanike. Të gjithë në klub i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Edhe klubet e tjera të Premierligës janë përballur me këtë situatë, pasi shumë futbollistë janë infektuar me koronavirus pas rikthimit nga pushimet.

Të ngjashme