Lojtarët e Napolit angazhojnë sigurim shtesë pas acarimit të marrëdhënies me presidentin

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Yjet e skuadrës së parë të Napolit janë duke angazhuar truproja, pasi frikësohen se mund të jenë shënjestra të sulmeve hakmarrëse nga tifozët e klubit.

Piotr Zielinski dhe Allan kanë qenë viktima të vandalizmit, ku shtëpia e këtij të fundit është thyer pas prishjes së marrëdhënies me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis.

Ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly, raportohet se ka angazhuar një truprojë për siguri më të madhe për të dhe familjen e tij, ndërsa bashkëshortja e Lorenzo Insignes raportohet se ka ikur nga Napoli.

Kjo situatë vjen pasi që lojtarët e Napolit kanë refuzuar të futen në karantinë, që ishte kërkuar nga presidenti De Laurentiis pas formës së dobët të skuadrës.
Lojtarët tash frikësohen se tifozët ultras do të marrin çështjen në duar të tyre, pasi nuk i kanë përfillur urdhrat e presidentit.
De Laurentiis ka kërcënuar lojtarët se do t’ua ndalë 25 për qind të vlerës së pagave.

Po ashtu, pronari kontrovers raportohet se mund të shesë gjithë skuadrën nëse vjen rasti, ndërsa “lufta” civile në klub po vazhdon. Derisa raportimet thonë se ai është i gatshëm të shesë të gjithë, 70-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk bën të veprohet në instinkt dhe do të presë pak në këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme