Lojtarët e Real Madridit duan rikthimin e Zidanit

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është në kërkim të një trajneri vetëm dy muaj brenda sezonit të ri dhe dy ditë pasi e shkarkoi Julen Lopeteguin, dhe lojtarët e duan ish-trajnerin Zinedine Zidane të rikthehet në stol.

Zidane u largua nga Madridi në fund të sezonit që lamë pas, pasi e kishte udhëhequr gjigantin spanjoll drejt tre titujve radhazi në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Në verë, Madridi e emëroi atëherë trajnerin e Spanjës, Julen Lopeteguin, si zëvendësues të francezit.

Dhe tani yjet e klubit duan që Zidane të rikthehet vetëm disa muaj pasi dha dorëheqje, sipas Sport.

Edhe pse thuhet se Antonio Conte është favorit për ta zëvendësuar Lopeteguin, lojtarët e klubit e favorizojnë ribashkimin me francezin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme