Lojtarët e Real Madridit e ngacmojnë De Gean, e thërrasin “Karius” (Video)

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 09:39 | Nga

Para fillimit të ndeshjes mes Real Madridit dhe Manchester United, ka ndodhur një ngjarje interesante në tunelin që të çon drejt fushës.

Dy anësorët e Los Blancos, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio, morën vëmendjen e portierit David De Gea të “Djajve të Kuq”, duke e thirrur atë me emrin: ”Karius!”.

Karius është portieri i Liverpoolit, i njohur tashmë për gafat e tij në finale ndërsa duket që Spanjollët përdorin këtë metodë për ta ngacmuar portierin e kombëtares Spanjolle David De Gean, për paraqitjen jo të mirë me Spanjën në Botërorin e Rusisë.

https://twitter.com/AnfieldExpress/status/1024733341944295426

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme