Lojtarët e Real Madridit pajtohen për ulje të pagës

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Real Madridit janë pajtuar për një ulje të pagës vjetore 10 deri në 20 për qind, varësisht nëse do të përfundohet stinorit 2019/20.

Lajmi është bërë në faqen zyrtare të klubit madrilen, transmeton Koha.net.

“Lojtarët dhe trajnerët e Real Madridit të skuadrave të para të futbollit dhe basketbollit, së bashku me drejtorët kryesorë të departamenteve të ndryshme në klub janë pajtuar që vullnetarisht të reduktojnë pagën e tyre këtë vit mes 10 dhe 20 për qind, varësisht se si mbyllet stinori 2019/20”, është thënë në komunikatë të klubit madrilen.

Pezullimi i futbollit ka krijuar vështirësi financiare për gjitha klubet. Shumë prej tyre i kanë kërkuar lojtarëve që të pranojnë zvogëlim të pagës.

Raportohet se ulja e pagës për lojtarët e Realit do të jetë dhjetë për qind në rast se stinori vazhdohet, ndërsa nëse vendoset për të anuluar stinorin atëherë do të jetë 20 për qind. Heqja e dorës nga 10% e pagës do t’i kursente klubit 28 milionë euro, ndërsa nga 20% kursimi do të ishte 56 milionë euro.

Të ngjashme