Lojtarët e Unitedit nuk e duan Matiqin në ekipin e parë

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Një numër i lojtarëve të Manchester Unitedit raportohet se janë nervozuar me trajnerin Jose Mourinho që vazhdimisht po i beson mesfushorit Nemanja Matiq.

Matiq ka luajtur gati çdo ndeshje për Unitedin që kur kaloi nga Chelsea verën e shkuar. Ai ka bërë deri tash 63 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë 14 këtë sezon.

Megjithatë, forma e serbit është vënë në pikëpyetje këtë sezon dhe është kritikuar edhe për rolin në golin e tretë të Manchester Cityt të dielën në Etihad në humbjen e “Djajve të Kuq” 3 me 1. Ai kishte lënë të pamarkuar Ilkay Gundoganin brenda zonës.

“The Times” raporton se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit tani besojnë se Matiq është i paprekshëm dhe janë jo të lumtur me vendimin e Mourinhos që të mos largojë nga ekipi i parë 30-vjeçarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme