Lojtarët e Unitedit po testohen dy herë në ditë për Coronavirus

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Stafi mjekësor i Manchester Unitedit është duke testuar futbollistët nga dy herë në ditë për koronavirus, ndërsa klubi anglez po vazhdon stërvitjet, raporton “The Mirror” të dielën, transmeton Koha.net.

Mjekët e klubit në kompleksin stërvitor Carrington nuk duan të marrin rreziqe për të përhapur virusin.

Si rezultat, ata po testojnë lojtarët dy herë në ditë, me të ardhur në stërvitje dhe para se të largohen nga kompleksi.

Manchester Unitedi ende nuk ka plan për të ndaluar stërvitjet, ndonëse komplekset stërvitore të klubeve tjera, si Evertonit e Arsenalit janë mbyllur për shkak koronavirusit.

Mirëpo, te Unitedi po marrin masa, ku vetëm stafi i rëndësishëm i skuadrës së parë po lejohet në kontakt me lojtarët.
 

Të ngjashme