Lojtarët e West Hamit pranojnë uljen e pagave për të ndihmuar klubin

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

West Hami është skuadra e dytë në Premierligë, që ka ulur pagat lojtarëve pas krizës së shkaktuar nga Coronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez, ku ka njoftuar se trajneri David Moyes, së bashku me lojtarët kanë pranuar t’i ulin pagat.

Në këtë kohë krize, “Çekanët” kanë ulur pagat në 30 për qind për të ndihmuar klubin.

Përveç West Hamit, ditë më parë edhe Southamptoni kishte arritur marrëveshje për uljen e pagave.

Por, një gjë të tillë nuk kanë pranuar ende ta bëjnë klubet e tjera që janë në negociata të vazhdueshme me lojtarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme