Lojtarët kryesorë te Barcelona nuk e duan Pochettinon si trajner

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, Mauricio Pochettino vështirë se mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës, pasi lojtarët kryesorë janë kundër tij.

Skuadra katalunase pësoi humbje 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa klubi planifikon ristrukturim të thellë.

Quique Setien do të shkarkohet në javën e ardhshme, derisa rrugën e tij do ta ndjekë edhe drejtori sportiv, Eric Abidal.

Pochettino ishte shkarkuar nga Tottenham Hotspuri në nëntor të vitit të kaluar, duke u zëvendësuar nga Jose Mourinho.

Argjentinasi është aktualisht i papunë dhe është i gatshëm që të marrë drejtimin e skuadrës nga La Liga, mirëpo lojtarët e kundërshtojnë ardhjen e tij në klub.

Yjet kryesorë të klubit duan që trajneri i tyre të jetë Thierry Henry ose Xavi Hernandez, që të dy lojtarët kanë luajtur në Camp Nou

Të ngjashme