Lojtarët që i synonte Kosova janë në listën e Zvicrës

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 08:55 | Nga

Albian Ajeti e Mirlind Kryeziu janë dy prej lojtarëve që synon t’i afrojë përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Në përfaqësuese më herët gjatë verës ka pasur shpresa se këta dy lojtarë, por edhe të tjerë do të grumbullohen me Kosovën që për ndeshjet e shtatorit, që janë të parat në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, transmeton Koha Ditore shkrimin e Blick.

Nga Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk është publikuar lista e Kosovës për ndeshjet me Azerbajxhanin (7 shtator) dhe Ishujt Faroe (10 shtator), por emrat e Ajetit e Kryeziut janë gjendur në një listë të mërkurën.

Ata janë në listën e përfaqësueses shpresa U-21 të Zvicrës për ndeshjet që i luan muajin tjetër. Madje Albian Ajeti pritet të ftohet nga përfaqësuesja A e Zvicrës.

Të ngjashme