Lojtarët që ngushëllohen me sukseset në rininë e tyre

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 09:07 | Nga

Trembëdhjetë minutat e ndeshjes së 6 shkurtit 2016, Bersant Celina do t’i mbajë mend gjatë. Ishin minutat e vetëm me Manchester Cityn dhe të vetmit në Premier League për të, shkruan sot Koha Ditore.

Më nuk u paraqit kurrë për ekipin që është kampion në fuqi i Anglisë. Dy stinorët e fundit i kaloi duke u huazuar në skuadra të ndryshme dhe tash së fundi u transferua për 3.3 milionë euro në Swansea City, që bën gara në Championship. Të City i kaloi gjithsej gjashtë vjet dhe kur ishte në grupmoshat e reja, vlerësohej lojtar i së ardhmes.

Por sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk është i vetmi nga shqiptarët që nuk arriti të bëjë atë hapin e madh nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë. Shumë lojtarë para Celinës ishin vlerësuar yj të së ardhmes, por kur erdhi koha të kalojnë në ekipin senior, ngecën.

Lista është e gjatë.

“Dua ta dëshmoj se jam mjaft i mirë. Ëndrra ime është të luaj në Premier League. Jam i bindur se do ta realizoj”, pati thënë Celina kohë më parë.

Por Celina duhet pritur një rast tjetër për ta realizuar ëndrrën – të luajë rregullisht në Premier League. Me Manchester Cityn mund të takohet vetëm në anë të kundërta të fushës – si kundërshtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme