Lojtari e rrah gjyqtarin në mes të Tiranës

Tiranë | 20 Maj 2018 | 11:26 | Nga

Fundi i ndeshjes mes Shkumbinit dhe Veleçikut, të zhvilluar në Tiranë, u përfshi nga tensioni dhe dhuna. Ndeshja ishte përcaktuese se cili ekip mbetet në Kategorinë e Parë dhe triumfi 1-0 i skuadrës nga Kopliku ka sjellë rënien e Shkumbinit në Kategorinë e Dytë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një lojtar i Shkumbinit iu afrua gjyqtarit Klajdi Kola dhe e goditi me grusht. Në këto moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë të cilët kanë larguar lojtarët e Shkumbinit, që po i afroheshin për ta goditur gjyqtarin Klajdi Kola.

Sipas Panorama Sport, penalltia e akorduar në favor të Veleçikut në minutën e 80-të, ishte shkaku u tensionit të krijuar ndaj gjyqtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme