Lojtari i Barcës: Modriq e meritoi Topin e Artë

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi francez i Barcelonës, ka thënë se Luka Modriq e ka merituar Topin e Artë pas sukseseve në Ligën e Kampionëve me Real Madrid dhe vendin e dytë të arritur me Kroacinë në Kupën e Botës.

Luka Modriq ka arritur t’i jap fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll, duke fituar për të parën herë Topin e Artë.

Derisa ka pasur shumë komente nëse kroati e ka fituar këtë çmim, të njëjtën nuk e ka thënë Lenglet, që ka përgëzuar mesfushorin e Realit.

“Si futbollist, nuk ka më të mirë se Lionel Messi, por këtë vit, Modric dhe lojtarët tjetër francez e kanë merituar këtë çmim”, ka deklaruar Lenglet.

“Francezët në përgjithësi kanë bërë mirë në Kupën e Botës, por Modriq ka arritur deri në finale, ka fituar Ligën e Kampionëve dhe është një lojtar i madh. Mendoj se e ka merituar Topin e Artë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme