Lojtari i Kolnit, Florian Kainz nuk e respektoi rregullin e distancimit në festën e golit

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kolnit, Florian Kainz, i ka injoruar këshillat e Bundesligas lidhur me festimin e golave kur realizoi për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Mainzit.

Futbollisti austriak e dyfishoi epërsinë për ekipin vendas në ndeshjen e zhvilluar në RheinEnergieStadion, e cila në fund përfundoi me rezultat 2-2, pasi mysafirët realizuan dy herë në vazhdim.

Por, ajo që tërhoqi vëmendje ishte momenti i festës së Kainz, i cili pati kontakt me katër bashkëlojtarë.

Bundesliga është kampionati i parë i madh që e ka rikthyer futbollin me dyer të mbyllura, ndërsa autoritetet angazhohen për ta minimizuar rrezikun, ndërkohë që lojtarët po testohen rregullisht për Covid-19.

Krerët e kampionatit gjermani kanë këshilluar lojtarët që të mos i festojnë golat me bashkëlojtarët gjatë periudhës së pandemisë globale.

Mirëpo, Kainz nuk i zbatoi këto këshilla dhe me shumë mundësi do të dënohet për veprimin e tij.

Të ngjashme