Lojtari kërkon të largohet sa më parë nga Juventusi

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi nga Maroku po kalon periudhë të vështirë në ‘Allianz Stadium’ te Juventus, ku ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në Serie A.

31 vjeçari dëshiron të luajë rregullisht, dhe është mirë i informuar se te Juventus nën drejtimin e Massimiliano Allegrit nuk i ka të garantuar minutat.

Ish mbrojtësi i Romës dhe Bayern Munich, mund të transferohet në Premierligë apo në Ligue 1 në afatin kalimtar të janarit.

Një hipotezë shumë e mundshme është edhe transferimi i tij te Arsenal, që po kërkon një mbrojtës këtë dimër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme