Loriana: Ëndërr e imja gjithmonë ka qenë të shkoj në Olimpiadë, shpresoj të kthehem me medalje

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka e ka realizuar tashmë ëndrrën e saj. Xhudistja kosovare e ka pasur ëndërr fëmijërore pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike dhe ajo e arriti këtë falë punës së madhe që e bëri në vitet e fundit, shkruan Gazeta Express.

24 vjeçarja e fitoi normën olimpike dhe nesër në mëngjes, me kohën tonë lokale, do të debutojë në “Tokyo 2020”. Por, “Lori” nuk e ka ndërmend të kënaqet me kaq. Xhudistja e lindur dhe rritur në Zvicër, e cila sakrifikoi shumë duke ardhur për të jetuar dhe për të ushtruar në Kosovë, synon të fitojë medalje olimpike.

Qëllim i kampiones evropiane U-23 dhe medalistes së bronztë në Kampionat Evropian dhe Botëror është që ta ngrisë në tre numrin e medaljeve të vendit tonë në këtë Olimpiadë, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. Për më tepër, deklaratat e Lorianës mund t’i shikoni në videon e mëposhtme, të realizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të ngjashme