Loriana Kuka fiton duelin e parë në Grand Prix Budapest

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest 2019.

Kuka në këtë kompeticion garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ku do të synojë suksesin e radhës, shkruan lajmi.net

Në duelin e saj të parë, që ishte i vlefshëm për raundin e dytë, Kuka kishte përballë xhudisten hungareze, Fanni Toth.

Kosovarja ishte më kërkuese në këtë duel që nga fillimi, duke e dominuar kundërshtaren e saj.

Në fund, Loriana fitoi me anë të IPPON për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Të ngjashme